AAK-ja ka dalë fituese e zgjedhjeve në Rahovec edhe pas rinumërimit të tri vendvotimeve, si dhe votave me kusht. Gjatë rinumërimit të tri vendvotimeve, ka marrë 566 vota, ndërsa, PDK 370. Gjithashtu janë numëruar edhe votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, ku AAK ka marrë 106 vota dhe PDK 78.
