Besnik Tahiri: Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit

AAK-ja ka konstatuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po krijon tema që janë në dëm të qytetarëve të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konstatuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti po krijon tema që janë në dëm të qytetarëve të Kosovës. Shefi i deputetëve të këtij subjekti politik, Besnik Tahiri, ka theksuar se çështja e dinarit nuk është dashur të diskutohet fare në Bruksel, pasi Kosova që nga viti 2002 operon me valutën euro. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria po krijon tema që e pengojnë përparimin e Kosovës. “Çështja e dinarit është vendim i brendshëm i Kosovës. Valuta euro është valutë tash e 22 vite dhe nuk duhet të diskutohet as në Bruksel e askund tjetër. Problemi qëndron se kjo qeveri do të thotë i nxjerr disa tema pa kurrfarë nevoja që pastaj kthehen në tema që e pengojnë ecjen e Kosovës përpara dhe në veçanti e pengojnë Kosovën në rrugëtimin e vet në formësimin dhe forcimin e subjektivitetit të vet ndërkombëtar” ka theksuar deputeti, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …