leoni

AAK

AAK-ja kërkon nga ZRRE-ja transparencë dhe çmimin real të shtrenjtimit të energjisë elektrike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike që të tregohen transparent dhe të tregojnë çmimin real të shtrenjtimit të energjisë elektrike. Përmes një komunikate për media, AAK-ja ka thënë se kanë kaluar 48 orë prej kur ZRRE-ja e rriti në mënyrë drastike çmimin e energjisë elektrike dhe akoma nuk ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim. “Kanë kaluar 48 orë prej kur ZRRE e rriti në mënyrë drastike çmimin e energjisë elektrike dhe akoma nuk ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim. Paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se ‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet’. Është e vërtetë që në faturë kjo pjesë nuk do figurojë, por shtrenjtimi do të ndodhë, veçse diferencën e paguan qeveria, po me paratë tuaja. Plus ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prapë barra do të jetë individuale e juaja”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …