Besnik Tahiri

AAK-ja konsideron se kriza aktuale në të cilën ndodhet Kosova, mund të ndalet vetëm me shkarkimin e Qeverisë Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se kriza aktuale në të cilën ndodhet Kosova mund të ndalet vetëm me shkarkimin e Qeverisë Kurti. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie ka folur rreth skandalit me miellin dhe çështjet e tjera, derisa ka kërkuar shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari. Tash e dimë sa  tonë miell nuk kanë ardhur në Kosovë, nuk ka ardhur as sheqeri,  as vaji. Dëmi i pretenduar është mbi  600 mijë euro. Qytetarë të nderuar për këtë skandal, për këtë hajni e cila është ashiqare – qeveria hesht, e akuzon gjyqësinë dhe prokurorinë. Ky shtet që udhëhiqet nga kjo qeveri nuk i beson shtetit të vet. Kjo qeveri dhe ky kryeministër do të ketë sistem paralel dhe nuk ka asnjë deklarim të vetëm që lidhet me kërkesën për hetim të pavarur. Për të ndodh një hetim i pavarur fillimisht duhet të shkarkohet ministrja Rozeta Hajdari”, ka thënë Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …