AAK

AAK-ja mban sot kuvendin zgjedhor në të cilin do të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm i saj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot kuvendin zgjedhor në të cilin do të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm i saj. Në prag të Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se “Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas… Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet. Ai ka theksuar më tutje se Aleanca do të ketë ndryshime të mëdha me njerëz të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …