Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, lidhur me ndalimin e kryetarit të saj Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze. Zëdhënësi i AKK-së Muharrem Nitaj ka thënë për mediet se përmes kësaj seance do të kërkojnë që Ramush Haradinaj të trajtohet si interes shtetëror dhe të pezullohen urgjentisht bisedimet me Serbinë.
