Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në vendin më të keq në transparencën financiare, krahasuar me partitë e tjera shqiptare. Ky vlerësim është përfshirë në Raportin e Auditimit që u është bërë raporteve dhe deklarimeve financiare të partive politike gjatë dy palë zgjedhjeve të vitit 2017. Bazuar në Raport, dy partitë politike më transparente nuk janë në mesin e partive shqiptare, por në atë të komunitetit serb – Lista Serbe dhe SLS-ja. Raporti i Auditimit është shqyrtuar të premten në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike. Drejtori i kësaj kompanie, Ymer Shatri, ka përmendur një mori gjetjesh pas përfundimit të këtij procesi. Ai ka thënë se në përgjithësi auditimin po e kryejnë nën presione të ndryshme. Madje, deri në atë shkallë sa edhe “janë sharë nga parti të caktuara politike”.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …