Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

AAK-ja nuk është kundër listës së përbashkët zgjedhore me Vetëvendosjen dhe Nismën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kundër listës së përbashkët zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Nismën për Kosovën ka thënë anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, duke iu kundërpërgjigjur sekretarit organizativ të Vetëvendosje!-s, Dardan Molliqajt, i cili kishte deklaruar se AAK-ja është kundër kësaj liste. “Nuk e kam dëgjuar se çfarë ka folur Dardan Molliqaj, por ajo që mund të them është së nuk është e vërtetë se AAK-ja, është kundër për një listë të përbashkët, në të cilën do të përfshiheshin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, përkundrazi, por AAK-ja është kundër që në një liste eventuale të përbashkët, ku nën siglën e përfshirjes së pjesëtarëve të shoqërisë civile, do të përfshiheshin disa njerëz që janë më partiakë, se sa vetë anëtarët e partive”, ka thënë Nitaj. Ai ka thënë se është mirë që partitë opozitare janë bashkë në kundërshtimin e keqqeverisjes aktuale. “Qoftë me listë të përbashkët, qoftë ndaras, AAK-ja në listën e saj do të ketë edhe përfaqësues të shoqërisë civile”, ka deklaruar Nitaj, i cili është edhe zëdhënës i AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …