Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga kryetarja Osmani për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore. Qeveria e Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale; Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë; Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar; Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje reciproke Kosovë-Serbi”, thuhet në një postim, të AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …