Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur negativisht ftesës së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, për t’iu bashkuar koalicionit LAA. Mustafa ka ftuar Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën të bashkohen me LAA-në për të formuar qeverinë, pasi PDK-së i ka vënë vija të kuqe. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për mediet se nuk ka mundësi që kjo parti të ndahet nga koalicioni me PDK-në dhe Nismën. “Zotëri Mustafa së pari duhet të dijë se në jemi në koalicion me PDK-në dhe Nismën dhe për asnjë moment nuk ndahemi nga ky koalicion, nuk e prishim bashkëpunimin”, ka thënë ai. “Isa Mustafa e ka gabuar adresën sepse as zotëri Haradinaj, por as Aleanca nuk bën lojëra sikur që ka bërë vetë zotëri Mustafa në të kaluarën”, është shprehur deputeti i AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …