AAK

AAK-ja propozoi një rezolutë në lidhje me mos liberalizimin e vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë debatit në Kuvend ka deklaruar se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit  dhe  zbatimin e  ligjeve. Ai ka theksuar se qeveria duhet të punojë në avancimin e platformës shtetërore, varësisht zhvillimeve të Bashkimit Evropian. Është momenti vendimtar kur Kuvendi i Kosovës në pajtim të plot me detyrimet kushtetuese, paraqes këtë rezolutë për të shprehur qëndrimet si më poshtë: Deputetët e kuvendit zotohemi se do t’i shtyjmë përpara të gjitha reformat që garantojnë shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsion, projektet për punësim dhe zhvillim, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, garancinë për institucionet e pavarura, mbikëqyrjen e rreptë të qeverisjes në raport me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si dhe garantimin e çdo standardi evropian mbi të dhënat personale dhe gjendjes civil, kontrollin trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e pa kompromis të të gjitha formave të trafiqeve me narkotikë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …