Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Listës i prin kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe kryetari i partisë tjetër që kanë hyrë në koalicion parazgjedhor, Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Nga 10 të parët janë Time Kadrijaj, Ardian Gjini, Nuredin Lushtaku, Albana Bytyçi, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Xhevahire Izmaku, Besnik Tahiri. Xhevahire Izmaku e cila ishte pjesë e PDK-së dhe së fundmi ka aderuar në Nismën Socialdemokrate do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, e që është në top 10. Edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi është në listën e AAK-së për deputet. Po ashtu, mjeku i luftës, kardiologu Gani Bajraktari para disa muajve ka aderuar në Nismën Socialdemokrate, ndërsa është edhe kandidat për deputet. Kandidatë për deputet do të jetë edhe Artan Demhasaj, nga organizata “Çohu” dhe së fundmi analist politik. Edhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj është pjesë e listës për deputete.
Kontrolloni gjithashtu
Antonio Costa: Dialogu Beograd-Prishtinë, çelësi për statusin kandidat të Kosovës
Kryetari i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka pranuar se pengesat në dialogun mes …