AAK-ja, përmes një komunikatë për medie, pas dorëheqjes së Donika Kadaj-Bujupit ka sqaruar se vendimi i saj që të mos jetë më pjesë e AAK-së, është vendim që i përket vetëm asaj. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të zonjës Kadaj-Bujupi, dhe asaj i shpreh mirënjohje për kontributin e deritashëm në këtë parti dhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e AAK-së, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj. AAK-ja është e ndërgjegjshme për situatën tejet sensitive në vend, dhe si rrjedhojë shumë e kujdesshme në veprimet që merr, deri në arritjen e objektivit kryesor, që është ndryshimi që duhet të ndodhë”, është thënë në komunikatën e kësaj partie.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …