Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në këto zgjedhje parlamentare ka garuar në koalicion me Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët sipas rezultateve preliminare ka arritur ti fitoj 7.46 për qind apo 63 mijë e 35 vota. Kjo po ashtu prinë në disa komuna në të cilat edhe qeverisë. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, AAK-ja prin në Deçan me 7 mijë e 276 vota ose 50.69 për qind. Derisa në votat me postë ka marr 320 vota apo 15.70 për qind të cilat janë publikuar më 03 mars. Në Gjakovë AAK ka marr 7 mijë e 735 apo 19.15 për qind të votave të rregullta ndërsa 363 vota apo 8.90 për qind janë rezultatet e votave me postë. Në Klinë AAK-ja ka marr 3 mijë e 882 apo 23.84 për qind të votave të rregullta ndërsa votat përmes postës janë 169 vota apo 10.86 për qind. Rahoveci është komuna e radhës ku AAK-ja ka marr 3 mijë e 761 vota apo 17.85 për qind të votave të rregullta derisa në votat përmes postës ka marr 80 vota apo 3.79 për qind. Derisa në Suharekë AAK ka marr 4 mijë e 799 vota të rregullta apo 18.34 për qind. Ndërsa nga votimi me postë ka marr 77 vota apo 2.81 për qind.
