AAK

AAK: Ka disponim në rritje për protesta

Kryesia e AAK-së gjatë takimit të sotëm me kryetarë të degëve, ka diskutuar për gjendjen politike në vend në prag të protestës së 26 marsit. Strukturat drejtuese të këtij subjekti vlerësuan se ka një diskonim në rritje të anëtarësisë dhe qytetarëve për të marrë pjesë masivisht në protestën e 26 marsit. Në këtë mbledhje u tha se protesta do të jetë e qetë dhe ndërmarrje e përbashkët e frontit opozitar. Udhëheqja e AAK-së ka përsëritur qëndrimin se zgjidhja e vetme e krizës politike janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …