AAK-ja ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Asamblenë komunale të Pejës, me ç’rast për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të partnerëve LDK-PDK, nuk u miratua rishikimi i buxhetit komunaNë një deklaratë për media dega e AAK-së në këtë qytet deklaron se kryetari Muhaxheri me sjellje naive duke u “hidhëruar” në aleatët dyvjeçar po rrezikon qëndrueshmërinë e institucioneve komunale. “Sjellja e sotme e kryetarit të komunës në cilësinë e një despoti me stilin ‘Sot po vendosi të pranoj në koalicion këtë parti e nesër po e largoj një parti, vetëm pse nuk e përkrah atë në një çështje’, është tregues i papjekurisë, papërgjeshmërisë dhe fatkeqësisë së lidershipit të komunës së Pejës. Skenat e krijuara në mbledhjen e Asamblesë, nga ana e Muhaxherit, janë shtypje dhe shkelje me dy këmbë mbi rregullat e demokracisë. Kërcënimet e tij janë vetëm vazhdim i metodave të tij të njohura prej shantazhi e konspiracioni, të cilat e kanë përcjellë gjatë tërë jetës, e që i ka aplikuar ndaj miqve dhe konkurrentëve politik. Këta të fundit (konkurrentët politik), nga paranoja kryetari gjithmonë i ka parë si armiq”.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …