Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin për të gjeturat e Audotirit të Përgjithshëm për keq-qeverisje dhe shkelje të ligjeve nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë vitit të kaluar. Në njoftimin e AAK-së, thuhet se sipas Raportit të Auditorit të Përgjithshëm, MPB-ja po vazhdon me shkelje të mëdha të procedurave dhe rregullave të qeverisjes së mirë. Po ashtu, nuk ka zbatuar rekomandimet e Auditorit që janë dhënë një vit më herët. Për të gjitha këto shkelje dhe këtë nivel të lartë të keq-menaxhimit në qeverisje, financa dhe prokurorim, Prokuroria e Shtetit, sipas AAK-së, duhet që të ndërmerr menjëherë verpimet e saj ligjore dhe Kushtetuese për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e këtij degradimi në MPB.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …