AAK: Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka proceduar një “bombë të kurdisur”

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se  Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka bërë një gabim, sepse ka proceduar një “bombë të kurdisur” për të ardhmen e Kosovës. Sipas GP të AAK-së, Neni 2 i kësaj marrëveshje, nuk do të thotë asgjë për të ardhmen e saj. “Është një tendencë e qeverisë, që duke u thirrur në ketë nen, t’i bëjë për vete deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe të hedhin mjegull në opinionin publik, kinse po mbetet një mundësi për argumentet e reja e për ndryshim të saj. Qeveria duhet të jep përgjegjësi që kanë fut klauzola të ndryshme e të dyshimta, nga ajo që kanë ratifikuar Mali i Zi. Është detyrë, legale e morale, e çdonjërit prej deputetëve që të jemi në krye të detyrës, për vendin tonë, pa interesa personale, se çka humbim e çka fitojmë në këtë mes”, thuhet në reagimin e GP të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …