AAK konfirmon pjesëmarrjen në seancën e sotme konstituive të Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të vazhdojë sot pas ndërprerjes së saj dy ditë më parë. Kryesuesi Avni Dehari e kishte ndërprerë seancën si pasojë e moskalimit të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve. Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të vazhdojë brenda 48 orëve. Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, tha se partia “po, merr pjesë në seancë nesër”. Edhe PDK dhe LDK kanë konfirmuar prezencën e tyre. Pritet që seanca të vazhdojë sot në orën 12:00. Fokus i saj do të jetë zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit. Prania e partive opozitare sinjalizon gatishmëri për të çuar përpara funksionalizimin institucional. Tensionet e fundit kanë nxitur debat rreth respektimit të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …