Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
vlerëson se nuk ka asnjë pengesë rreth përmbushjes së kushtit të vendosur nga
Komisioni Evropian, për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Sipas zëdhënësit
të kësaj partie, Muharrem Nitaj, vija ndarëse mes dy shteteve duhet të vendoset
aty ku është realisht kufiri e jo ku është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës. “Sikur
qeveria ta kishte bërë punën siç duhet, kjo çështje do të ishte e harruar tani.
Po kryeneçësia e saj, po e sjell vendin në qorrsokak”, ka thënë Nitaj. Sipas
tij, Brukseli nuk kërkon që kufiri të vendoset në dëm të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …