Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se paralajmërimet se transformimi i FSK-së në Ushtrinë e Kosovës mund të përfshihet në pako me Demarkacionin dhe Asociacionin janë të papranueshme, por edhe të jashtëligjshme. “Paralajmërimet se transformimi i FSK-së në Ushtrinë e Kosovës mund të futet në pako me Demarkacionin dhe Asociacionin janë të papranueshme, por edhe të jashtëligjshme. Qeveria e Kosovës nuk ka mandat që për çështjen e Ushtrisë të bëjë koncesione me Listën Serbe. Futja e tyre në një pako apo ujdia me Listën Serbe për t’i kaluar këto tri tema për AAK-në janë të papranueshme, ka theksuar Lekaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …