Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se Marrëveshja për Demarkacionin është mundësi për ta rishikuar dhe korrigjuar marrëveshjen paraprake për këtë çështje. Në deklaratën për medie, thuhet se nënshkrimi i deklaratës së Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, me të cilën shtetet respektive marrin për obligim të rishikojnë dhe të korrektojnë gabimet në procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi në drejtimet Çakorr dhe Kullë është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën. Fakti se njëra prej temave më të rënda po merr epilog, është rezultat i një pune intensive të përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Malit të Zi. AAK duke i dhënë mbështetje të fuqishme kësaj marrëveshje merr përsipër që në bashkëpunim me të gjitha forcat politike dhe Institucionet e shtetit të angazhohet në finalizimin sa më parë të kësaj marrëveshje, thuhet në mes tjerash në deklaratën për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …