Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj disa njoftimeve në medie, se ajo ka hequr dorë nga protesta e 17 shkurtit. Në reagimin drejtuar medieve, AAK thekson se nuk e ka anuluar protestën e 17 shkurtit, duke shtuar se ky ka qenë një gabim teknik i njërit prej administratorëve të saj në Facebook. “AAK, është më ë mobilizuar se kurrë që protesta e 17 shkurtit të jetë protesta më e madhe që është mbajtur ndonjëherë”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …