AAK: Nuk ka marrëveshje me koalicionin qeverisës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përgënjështruar raportimet  e Ekspress portalit të gënjeshtrave dhe disa medieve të tjera që kurdisin gënjeshtra e insinuata, duke raportuar se kjo parti është afër arritjes së një marrëveshje me koalicionin qeverisës. “Disa media kanë njoftuar se gjoja LDK-PDK dhe AAK, janë afër arritjes së një marrëveshjeje për Demarkacionin dhe Asociacionin. E vërteta është se AAK nuk ka asnjë kërkesë për asnjë marrëveshje me asnjë parti politike. AAK, është e hapur të takohet më të gjithë ata që kanë fuqi të ndikojnë në tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për integritetin dhe rendin kushtetues të vendit”, thuhet në njoftimin e AAK-së. Më tej, ky subjekt bën me dije se nuk e ka për qëllim ta rrëzojë nga pushteti as Isa Mustafën, as Hashim Thaçin, por ta realizojë kauzën e saj që lidhet me tërheqjen e marrëveshjeve.


21. 11. 2015    12.00


Sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë do të takohen përfaqësuesit e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, me qëllim për të diskutuar lidhur me situatën aktuale politike si dhe përgatitjet që po bëhen për të manifestuar qëndrimet e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë. Manifestimi paqësor do të mbahet më 28 Nëntor, në Ditën historike të Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqiprisë, datë kjo që shënon edhe copëtimin e trojeve shqiptare nga shtete fqinje ballkanike.


 


Paraburgimi i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, dhe kërkimi për arrestim i tre deputetëve të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk do ta zmbrapsë opozitën nga bllokimi i punës së Kuvendit përderisa nuk anulohet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin. Përfaqësuesit opozitës së bashkuar insistojnë që koalicioni qeverisës të mos thërrasë seanca të reja pa ndonjë marrëveshje politike. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, thotë se përmes arrestimit të deputetëve pushteti po mundohet t’ia pamundësojë opozitës kundërshtimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe për për Demarkacionin.


 


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka ftuar  opozitën që të kthehet në Kuvend për diskutimin e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe temave të tjera. Heqje dorë nga dhuna ndaj policisë dhe objekteve institucionale ishin kërkesat e tij drejtuar  opozitës duke i ftuar ata  maturi dhe pjekuri për tejkalim e situatës politike, për t’i hapur rrugë dialogut. Është një moment vërtetë i ndjeshëm duke pasur parasysh që të gjithë i kanë kthyer sytë nga ne, po flas për partnerët tanë ndërkombëtar se investimi i tyre në këtë shtet a është funksional , a është shtet ligjor i cili mund të ndërtojë institucionet e veta, ka thënë Veseli për mediet.


 


Ne reagimin e Vetëvendosjes, Qendra në Mitrovicë lidhur me Arrestimi i Hazir Feratit dhe Betim Osmanit derisa rindërtonin shtëpitë e tyre te “Kroi i Vitakut”, thuhet se ky  është shënjuesi i radhës së stërkeqjes së Republikës së Kosovës nga ‘Zajednica’ dhe ndërhyrja e Serbisë. 12 mijë shqiptarët e zhvendosur dhunshëm nga pjesa veriore e Mitrovicës në vitin 2000, nga strukturat ilegale të Serbisë, edhe sot e kësaj dite detyrohen të jetojnë jashtë pronave të tyre të uzurpuara dhe të rrënuara nga strukturat e Serbisë. Këto struktura sot mbase kanë marrë uniformë të re, por urdhërat dhe veprat i kanë të njëjta. Organet e rendit të Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk ndërmorrën asnjë veprim për t’ua siguruar shqiptarëve kthimin e sigurt në shtëpitë e tyre, dhe qytetarëve lëvizjen e lirë në atë pjesë të Kosovës. Madje në mënyrë skandaloze edhe Skender Hyseni deklaroi se policia nuk intervenon dot njësoj në tërë Kosovën. Kjo qeveri po vazhdon me përpikëri nënshtrimin e dorëzimin ndaj Serbisë dhe strukturave të saj, dorëzim e nënshtrim ky që kishte nisur nga Hashim Thaçi. Rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve duhet të ndihmohet. Pengimi i tyre është ndihmë e planeve për kolonizim të Serbisë në veri të Mitrovicës. Këtu kujtojmë projektin për lagjen Suhodoll. Me veprime të tilla, qeveria është duke u kujdesur që t’ia shtrojë rrugën “Zajednicës” në Kosovë por ne ia kujtojmë insistimin tonë se këto veprime e tensionojnë situatën.


 


Nën përkujdesjen e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali  Hadri” dega në Deçan, dje në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe veprimtarit Xhavit Hoxha, është mbajtur Akademi përkujtimore. Në këtë aktivitet përveç drejtueseve të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, merrnin pjesë edhe: Familja Hoxha, Rasim Selmanaj Kryetar i Komunës se Deçanit, Dr.Jakup Krasniqi ish Kryetari i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Ragip Begaj Kryetar i Komunës se Malishevës, Agron Kuçi Kryetar i Komunës se Junikut, Safete Hadërgjonaj dhe Teuta Haxhiu deputetë në Kuvendin e Republikës se Kosovës, pastaj veprimtarët: Hasan Ukëhaxhaj, Xhevat Bislimi e shumë veprimtarë të ilegales ilegale, qytetarë të shumë nga vendet të ndryshme të Kosovës. Fillimisht me një fjalë rasti u paraqit Mr.Shkodran Imeraj Nënkryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i cili  ndër të tjera tha : “Xhavit Hoxha, me meritë ka hyrë në analet e historisë sonë me të re. Ai ishte veprimtar i palodhur i çlirimit të Kosovës. Edhe pse u dënua e vuajti burgimin ai nuk zmbrapset nga idealet për Kosovë. Ishte ndër të parët që ju përgjigj thirrjeve të popullit për rizgjimin tone kombëtar në vitet ’90-ta, për të ju përveshur luftës sonë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “, tha historiani Imeraj.


 


Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, përshëndet disa  deputetë të koalicionit qeveritar, të cilët kanë dalë haptas kundër marrëveshjeve për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Shtimi i zërave nga deputetët e koalicionit qeveritar kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe është për t’u përshëndetur. Unë i inkurajoj edhe deputetët dhe po ashtu zyrtarë tjerë të koalicionit qeveritar që ta ndjekin shembullin e kolegëve të tyre, sepse tërheqja nga këto marrëveshje është në interes të Kosovës”, ka shkruar Limaj në një postin në internet.


 


Brukseli zyrtar ka ngritur nivelin më të  lartë të sigurisë, një javë pas sulmeve  në Paris. Megjithatë autoritet kanë tërhequr sërish vëmendjen në orët e para të së shtunës, ku përmes një deklarata flitet për një kërcënim serioz dhe të afërt në kohë. Deklarata është lëshuar nga Qendra e Krizës pranë Ministrisë së Brendshme të Belgjikës ku thuhet se një “kërcënim serioz dhe i afërt kërkon marrjen e masave të veçanta të sigurisë, si dhe rekomandime specifike për njerëzit”. Në bazë të informacioneve të fundit, qendra ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Përpos kësaj, qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë vendet ku ka shumë njerëz. Konkretisht këshillohen që të shmangen koncertet, eventet sportive, aeroportet si edhe stacionet e metrove.


 


Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë Muhamet Ahmet Mehmeti. I ndjeri ishte profesor shumëvjeçar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, veprimtar në LPK dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Mbledhja përkujtimore u mbajt dje  në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot  në orën 12:00 në fshatin Zotaj, ish-Vojnoc të komunës së Shtimes.


 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …