Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e deputetes, Donika Kadaj-Bujupi.
Ky subjekt politik, përmes një komunikate për medie, i ka bërë thirrje organeve
të rendit dhe drejtësisë që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit për të
zbatuar urdhrat e të korruptuarve dhe kriminelëve institucionalë: Mustafa, Thaçi
dhe Veseli. “AAK së
bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve:
Asociacionin dhe Demarkacionin, përkundër shantazheve të pushtetit të
korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër
interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial
të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …