leoni

AAK: Pamjet filmike dëshmojnë sjelljen e dhunshme të Policisë kundër deputetëve…

AAK-ja përmes një komunikate për medie konstaton se  dhuna policore kundër deputetëve, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, është e pafalshme, e papranueshme, plotësisht e ngjashme me veprimet e shteteve diktatoriale dhe e pashembullt në Kosovë.

Pamjet filmike që dëshmojnë sjelljen e dhunshme të Policisë ndaj deputetëve të popullit tregojnë gjendjen tepër të rëndë të uzurpimit të shtetit dhe vendosjes së Shtetit Policor.

Urdhërdhënësit politikë të kësaj sjelljeje diktatoriale duhet ta kenë të qartë se as Serbia e Millosheviqit nuk ka mundur të ndalë vullnetin e shqiptarëve në Kosovë. Nuk do ta ndalin as këta që në forma të ndryshme i kanë shërbyer regjimit diktatorial të Serbisë gjatë okupimit apo në vitet e 1980-ta, dhe as ata që kanë zhvatur, kriminalizuar qeverisjen në Kosovë dhe kanë vjedhur Dhomën e Dëshmive në Polici.

Urdhërdhënësit politikë duhet ta kenë të qartë se janë përgjegjës për këtë gjendje që kanë shkaktuar në Kosovë dhe duhet të përballen me pasojat. Tashmë, këta kanë kaluar çdo kufi dhe për këtë do të mbahen përgjegjës, si urdhërdhënësit ashtu edhe zbatuesit, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …