Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se veprimet e
sotme të pushtetit janë vendosje e sistemit policor. Ky subjekt konsideron se
kriza politike nuk mund të zgjidhet me polici dhe as me masa represive, por vetëm
me mjete politike. “Përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, burgosja në masë e
deputetëve, dhunimi i tyre nga policia, invadimi dhe demolimi i zyrave të
partive opozitare, e masa të tjera të ngjashme, janë të papara për botën
demokratike dhe këto nuk do të mund të kalojnë pa u ndëshkuar”, thuhet në
reagimin e AAK-së. Në fund, kjo parti ka bërë thirrje që të gjithë t’i bashkohen
opozitës së bashkuar në mbrojtje të Kosovës unitare dhe kundër pushtetit
policor.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …