Policia e Kosovës ka filluar t’i ndalojë qytetarët që janë nisur në protestë.
Sipas një komunikate të AAK-së, pjesëtarë të Policisë kanë penguar kolonën me
makina dhe autobusë në udhëkryqin e Klinës, gjoja për t’i legjitimuar qytetarët.
“I bëjmë thirrje
policisë së Kosovës që të mos ndërhyjë me arsyetime banale, dhe të lejojë
qytetarët që të qarkullojnë të lirë dhe të mbërrijnë në protestë, sepse kjo
është e drejtë e garantuar me ligj, dhe policia nuk mund ta shkelë atë. Është
moment i ndjeshëm dhe policia duhet t’i kontribuojë mbarëvajtjes së protestës”,
thuhet në kumtesën e Policisë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …