Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos i ndërlidhë situatat e dështuara të saj në mes të Forcave të Armatosura të Kosovës, Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit, si gjoja kusht që të këto tri çështje të ndërlidhen mese veti. Qeveria, nuk duhet të fshehë dështimet e saj, por duhet t’i ndalë mashtrimet ndaj qytetarëve të Kosovës. Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së, kërkon me ngulm, që FAK-u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik, i ndarë nga çdo përpjekje për ta manipuluar apo kamufluar me situata të tjera dhe si prioritet strategjik- nacional për Kosovën, të realizohet përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e tij, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …