AAK: Qeveria po e thellon krizën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se
vendi ka nevojë për një front të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Në
një kumtesë drejtuar medieve, ky subjekt ka shprehur gatishmërinë që të jap
gjithçka nga vetja, që vendi ta kapërcejë për vendin. “Kriza politike që ka
përfshirë Kosovën, asnjëherë nuk ka qenë më e thellë se sa sot. Shumë nga
politikanët, intelektualët, opinionistët, gazetarët dhe qytetarët e zakonshëm,
por edhe partnerët ndërkombëtarë, po përpiqen të jenë pjesë e zgjidhjes, qoftë
me ide, qoftë me veprime konkrete. Do të duhej që pjesë e zgjidhjes të bëhen
edhe ata që e kanë shkaktuar këtë krizë, e jo të provojnë që ta thellojnë atë
akoma më shumë, me shpresë se vetë do të jenë të kursyer. Idetë që të krijohen
do farë komisionesh që do ta interpretonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për
Asociacionin, apo thirrja eventuale e seancave plenare të Kuvendit, nuk i
kontribuojnë zgjidhjes së kësaj krize.  Prandaj të gjithë ata që janë të
ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, nuk do të duhej të ndërmerrnin veprime që e
rëndojnë situatën, por që janë në funksion të zgjidhjes së krizës politike që e
ka përfshirë vendin”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …