Pas deklaratave të kryeministrit
Isa Mustafa për procedim të mëtutjeshëm të marrëveshjes për themelimin e
Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nëpërmjet një komunikate për medie ka
reaguar AAK. “Kryeministri
dhe bashkëpunëtorët e tij, duke u gjendur në një situatë të rëndë pas vendimit
të Gjykatës Kushtetuese, e kanë vërshuar opinionin publik me sulme të reja
kundër opozitës dhe me modele se si ata do ta zgjidhin apo procedojnë
Asociacionin. Mirëpo kjo Qeveri nuk e ka kredibilitetin institucional dhe
besueshmërinë qytetare që ta trajtojë me tutje çështjen e Asociacionit”, thuhet
në komunikatë. Sipas AAK-së, deklarimet e fundit të zyrtareve qeveritarë,
përfshirë edhe ato të kryeministrit Mustafa, lidhur me atë se si Qeveria duhet
të procedoje tutje rreth krijimit te Asociacionit, nuk mund të vlerësohen n
dryshe vetëm si një fontanë dëshirash nga shkelësit e Kushtetutës së Republikës
së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Investimet Kapitale në nivel qendror për vitin 2024, më të ulëta se në vitin 2018
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se investimet kapitale në nivel …