Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas mbylljen e zyrës së AAK-së në Prizren. Në një shkrim në rrjetin social, AAK ka theksuar se pushteti i Haskukës mbyll zyrën e Aleancës në Prizren! “Në mënyrë arbitrare, pa prezantuar fletë poseduese, Aleanca u dëbua nga zyrat në Prizren. Në këtë mënyrë pushteti i Haskukës, që është në muajt e fundit të tij, po provon që me represale të ndalojë zërin e opozitës”, thuhet në njoftimin e AAK-së. Më pas, thuhet se kjo mënyrë e sjelljes së kryetarit të komunës, që ngjason me metodat moniste, assesi nuk do ta tremb Aleancën që të paraqes realitetin e qeverisjes së VV-së me Prizrenin, e që kryefjala e saj është: Dështim i plotë. Në anën tjetër, Ilir Baldedaj, shef i Grupit të asambleistëve të Aleancës në KK Prizren, është shprehur se këto zyre nuk janë pronë e Komunës, por që e kanë respektuar vendimin.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …