AAK refuzon mbështetjen për Albulena Haxhiun, zgjedhja e kryetares së Kuvendit mbetet e pasigurt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të mos e mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja Time Kadrijaj konfirmoi se AAK do të mbajë të njëjtin qëndrim si në dy seancat e kaluara. Deri tani, Haxhiu nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme, duke marrë 57 vota për në të dy raundet, me disa deputetë që abstenuan. Ndërkohë, pas miratimit të verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, procesi është ndalur në pikën e zgjedhjes së udhëheqjes së Kuvendit. Seanca do të rifillojë sot në orën 15:00, me pritje për një marrëveshje të mundshme politike që do të zhbllokojë situatën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …