leoni

AAK

AAK: S’do të ketë pritje qeveritare për Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se lirimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka lehtësuar gjithë popullin e Kosovës. Muharrem Nitaj ka deklaruar se vendimi logjik i autoriteteve franceze të drejtësisë është mesazh i fortë që armiqtë e Kosovës sado të fortë që janë, është e pamundur ta gjunjëzojnë një popull që gjatë gjithë kësaj kohe ishte në mbështetje të Haradinajt. Ai ka bërë të ditur se pritja e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj do të jetë qytetare e jo qeveritare. “Madje as AAK s’do të dalë në aeroport, ndërkaq ne do ta presim me popullin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, tha Nitaj. E nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini theksoi se vendimi për lirimin e Haradinajt është dashur të merret më herët.Ai ka ftuar qytetarët që sonte në orën 19:00-20:00 të dalin në shesh për të pritur Ramush Haradinajn në kthimin e tij nga Franca.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …