AAK

AAK: Shpifjet e Durmishit në adresë të ish ministrit Lekaj, vijnë pas përfundimit të 100-ditëshit të dështuar të qeverisë së dështuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj zëvendësministrit të infrastrukturës nga radhët e Vetëvendosjes, Hysen Durmishi i cili e ka akuzuar ish ministrin e AAK-së, Pal Lekaj për korrupsion dhe keqpërdorim të parasë publike sa ishte ministër. Në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet  se shpifjet e Durmishit në adresë të ish ministrit Lekaj, vijnë pas përfundimit të 100-ditëshit të dështuar të qeverisë së dështuar, që suksesin e vetëm e ka në instalimin e nepotizmit (mbi 20 të punësuar në poste të larta shtetërore, të afërm të ministrave e deputetëve të partisë-shtet), si dhe ngutinë në shkarkimin e bordeve për t’i zëvendësuar ato me borde partiake. Pas demaskimit të keqpërdorimeve që në ditët e para të mandatit të tij, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka filluar me shpifje e gënjeshtra kundër të tjerëve. Ai pa pikë turpi provon të gjykojë të tjerët, sigurisht për të larguar vëmendjen nga skandalet që e kanë mbuluar ministrinë e tij. Hysen Durmishi, ministria e tij dhe e Liburnit, të cilën po e udhëheqin si të ishte pronë private e tyre, duke bashkëpunuar me, siç e quanin dikur “babain e tenderëve”, janë shndërruar në grup të organizuar të keqpërdorimit të parasë publike. Tanimë është fakt i njohur që ai i ka dhënë tender kompanisë ku dikur punonte, e këto lloj kontratash klienteliste po vazhdojnë, thuhet në mes tjerash në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …