leoni

AAK takon përfaqësuesit e shoqatave nga lufta, ish të burgosur politikë dhe ish udhëheqës të UÇK-së

AAK takon përfaqësuesit e shoqatave nga lufta, ish të burgosur politikë dhe ish udhëheqës të UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka nisur një cikël takimesh me eksponentë të ndryshëm në shoqëri. Pas takimit që AAK-ja e kishte me gazetarët dhe akterë të shoqërisë civile, tani kjo parti do të takojë përfaqësues të shoqatave nga lufta, të burgosurve politikë, të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.  “Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave. Tryeza e tretë do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së. Tryeza mbahet këtë të hënë, më datë 24 korrik, ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …