AAK u bën thirrje deputetëve që të mos miratojnë Demarkacionin

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u ka adresuar një thirrje deputetëve të subjekteve të tjera parlamentare, përmes të cilës u ka kërkuar që t’i rezistojnë çfarëdo presioni për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.Populli i Kosovës ju ka dhënë besimin për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës, andaj me të drejtë ju jeni zëri i tyre, prandaj mos e sakatoni Kosovën për të ruajtur një Komision Qeveritar që po e tkurr territorin e vendit. Nuk ruhen raportet me askënd duke e dëmtuar veten. Kosova ka dhe do të ketë raporte të mira me fqinjët e saj, por në asnjë variant kjo nuk do të thotë që duhet të jepet territor për fqinjësi të mirë”, thuhet në thirrjen e Grupit Parlamentar të AAK-së. Ky subjekt ka bërë thirrje që të kundërshtohet në çdo mënyrë miratimi i kësaj marrëveshje që e dëmton Kosovën me mbi 8 mijë hektarë tokë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …