Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pa konsulta me dy partitë e tjera opozitare, ka vendosur unanimisht që me 14 maj të organizohet protestë gjithëpopullore. Në kumtesën për medie thuhet se të gjitha forumet e AAK-së, janë pajtuar që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së shtetit. “Pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të opozitës, e paraparë që të mbahej më 26 mars, AAK-ja sot ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithëpopullore, më 14 maj. Një vendim i tillë është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së Shtetit. AAK-ja do të konsultohet edhe me partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile e me grupet e interesuara, në mënyrë që protesta të jetë sa më e fuqishme”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …