AAK

AAK: Veprimet e pushtetit gjyqësor po ndërmerren në koordinim me pushtetin politik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se pushtet politik dhe ai gjyqësor po ndërmarrin aksione të bashkërenduara. Organet e rendit në Kosovë, akorduan një operacion për arrestimin e disa opozitarëve në mesin e të cilëve edhe të Glauk Konjufcës, Frashër Krasniqit dhe Dardan Molliqajt. Konsiderojmë se veprimet e pushtetit gjyqësor në Kosovë, në masë të madhe janë të koordinuara me pushtetin politik, i cili po përballet më kundërshtimin më të fuqishëm që është ushtruar ndonjëherë kundër tij. Demonizimi i opozitës dhe përndjekja e pjesëtarëve të saj, vetëm për shkak të veprimit politik, janë shenjë e regjimeve totalitare, të cilat u manifestuan shumë qartë edhe dje nga kryeministri dhe zëvendësi i tij, thuhet në reagim e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar edhe vendimin e Gjykatës së Nishit e cila dënoi në mungesë eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për sulmin që kishin bërë ndaj forcave ushtarake e paraushtarake serbe në vitin 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …