AAK e ka cilësuar si cirkus ceremoninë e sotme të inaugurimit të Thaçit si president i vendit. Ky subjekt nëpërmjet një kumtese për medie, e ka cilësuar Thaçin si sinonim të kapjes së shtetit. Për AAK-në, zgjedhja e Thaçit është një ngjarje tjetër e keqe për Kosovën, duke nënvizuar se ai nuk është simbol i unitetit. “Hashim Thaçi, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë sinonim i kapjes së shtetit; Ai i ka qenë po ashtu shkaktar i shkallës së lartë të krimit dhe të korrupsionit, dhe së fundi i ka luajtur edhe gurët e kufirit dhe prandaj zgjedhja e tij, mund të jetë vetëm riciklim i një gjendjeje katastrofike për vendin”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …