Ambasada Britanike, përmes partnerëve zbatues – Axiom International dhe Agencia – lidhën Memorandumin e Bashkëpunimit me Këshilli Gjyqësor i Kosovës për zbatimin e projektit “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”. Ambasada thotë se ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme të qëndrueshme dhe në pronësi vendore, me fokus në proceset e rekrutimit, emërimit, avancimit dhe transferimit të të gjithë gjyqtarëve. “Për të arritur deri tek një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm, transparent dhe llogaridhënës, ne vlerësojmë që janë tri çështje kryesore që duhet të bëhen në mënyrën e duhur: e para, rekrutimet; e dyta, emërimet e stafit udhëheqës dhe e Kryetarëve të Gjykatave; dhe e treta, vlerësimet e performancës”, tha ambasadori Britanik, Nicholas Abbott.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …