leoni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se për Gjilanin e Anamoravën ka projekte konkrete ekonomike zhvillimore

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vazhduar fushatën e saj zgjedhore në Anamoravë, duke shpalosur programin e saj  qeverisës para qytetarëve të komunave të këtij regjioni. “Për Gjilanin e Anamoravën kemi projekte konkrete, jam zotuar në Gjilan e tubime të tjera, e po zotohem edhe këtu para jush personalisht unë si kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të qëndroj me çizme të mija në autostradën e Anamoravës që ajo autostradë të përfundoj nga Prishtina deri në Bresalc, prej Bresalcit deri te Dheu i Bardhë. Përveç autostradës, jam zotuar publikisht që spitalit tuaj të ja ndaj plotë 15 milion euro që ky spital të jete një qendër e ekselencës, e specializuar për trajtime të fushës së dhënë në mënyrë që Gjilanasit të kenë shërbime moderne. E një stadium futbolli që e kanë vizatuar por nuk e kanë bërë, do ta bëjmë brenda mandatit të parë, brenda tre viteve të para, stadium i kategorisë së katër të UEFA” ka theksuar kryetari, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ fillon trajnimin për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës së programit të trajnimit për anëtarë …