leoni

ABDIXHIKU PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUES TË BANKËS BOTËRORE

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, priti në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, bashkë me përfaqësuesit e zyrës së këtij institucioni në Kosovë. Abdixhiku dhe Gelder diskutuan për projektet e përbashkëta që janë në implementim e sipër dhe ato që mund të gjejnë zbatim në të ardhmen. Me këtë rast, Abdixhiku shpalosi edhe prioritet e qeverisjes për fushat që mbulon ministria që ai drejton. Mes të tjerash, theksoi vendosmërinë e tij për të përfunduar projektet madhore infrastrukturore të cilat janë në proces e sipër, ndërsa tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë mbrojtjes së mjedisit. Përfaqësuesit e Bankës Botërore, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe dhënien e ndihmës profesionale, në realizim të projekteve të mira për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …