Abdullah Prapashtica: NË PËRVJETORIN E DEMONSTRATAVE TË 1981

LETRA E FUNDIT DREJTUAR FADIL HOXHËS NË PRAG TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981 
Ngjarjet e vitit 1981, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në lëvizjen kombëtare shqiptare u bënë temë e rëndësishme në media jo vetëm për politikanët, por edhe për gazetarët, analistët, historianët e deri tek njerëzit e rëndomtë. Inserte mbi nga këto ngjarje janë bërë publike në mjetet të ndryshme të informimit por gjithmonë të kufizuara. Një tabllo më të plotë rreth tyre e ka dhënë PKMLSHJ në vitin 1981 në ato rrethana që kanë ekzistuar në atë kohë. Tashmë kur kaloi mbi një çerek shekulli nga ajo kohë janë krijuar kushtet për tu plotësuar mozaiku i tyre me dëshmi të reja që nuk janë publikuar deri me tani. 
Demonstratat e vitit 1981 s’ ishin as spontane dh as befasi për regjimin titistë 
Letra drejtuar Fadil Hoxhës hynë në regjistrin e shkrimeve të dërguara institucioneve partiake e shtetërore të ish RSFJ nga ana PKMLSHJ në periudhë 1978-1981. Përmes këtyre letrave PKMLSHJ kishte kërkuar iniciativën tyre për ta shtruar kërkesën për republikë në diskutim në institucionet federale dhe për ta bërë njohjen e sajë. 
Regjistri i shkrimeve të PKMLSHJ është publikuar në të gjitha mjetet e informimit në ish Jugosllavi me rastin e Përgjegjësisë të Mahmut Bakallit në lidhje me demonstratat e vitit 1981 para Komisionit të Komitetit Qendror (KQ) të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ). Ky regjistër është botuar edhe në gaztën Rilindja të datës 26.IX.1981. Ky fakt argumenton bindshëm se demonstratat e 1981 nuk ishin as të befasishme dhe as spontane si u provua të mashtrohej opinioni vite me radhë. 
Regjimi i diktatorial i kohës titizmit e kishte një version të vetin të të gjykuarit të këtyre ngjarjeve. Ai organizoi një fushatë të terrorit policor, gjyqësor, propagandistik, social e politikë ndaj të gjithë atyre që organizuan dhe përkrahën kërkesën për Republikën e Kosovës. Pushtetarët e regjimit në opinion dolën aso kohe me deklarata se ishin: „… të befasuar me shpërthimin e demonstratave dhe se nuk e dinin se kush qëndron pas tyre…“! Akuzat e sajuara të tyre flisnin për ndërhyrje që nga shërbimet e huaja informative e dreri te akuza se Serbia qëndron pas këtyre demonstratave…”! 

Se pse ata donin me çdo kusht të mos e thonë të vërtetën se kush i organizoi demonstratë me kërkesën për Republikën e Kosovës, ka të bëj më së shumti me frikën e tyre nga autoriteti i PKMLSHJ dhe nga frika që rreth saj do të bashkoheshin tëra forcat patriotike dhe i tërë populli! Por, shkrimet e kohës, në vet mediet e regjimit vërtetojnë të kundërtën edhe në përgjgjësin e Mahmut Bakallit edhe gjatë gjykimeve që ju bën më vonë grupeve të PKMLSHJ në krye me Regjep Maqedonicin, në krye me Mr. Halil Alidemin e Mr. Ukshin Hotin , me Kadrije Gashin, me Vahedin Azemin në krye e tj. 

Cila është e vërteta? 

Që nga viti 1978 PKMLSHJ i është drejtuar disa herë me shkrim vet Kryetarit Tito, Kryesisë dhe KQ të LKJ si dhe detashmenteve të tyre në Kosovë me kërkesë që çështja e krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës, ku do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare në ish RSFJ, të shtrohej për zgjedhje. Me këtë kërksë janë ballafaquar me shkrim personalisht edhe Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamza dhe disa politikanë të tjerë. 
PKMLSHJ synonte që qëllimin për pavarësimin e Popullit Shqiptar në RSFJ të e arrinte përmes një programi politik që përbëhej nga tri faza: 
1. Faza e parë ishte shtruarja e kësaj kërkese për Republikë para organeve legale dhe presioni politikë që vet institucionet në pushtet të e realizonin krijimin e Republikës së Kosovës; 
2. Faza e dytë programore përbëhej nga presioni publikë për realizimin e kësaj kërkese përmes të protestave, grevave e demonstratave dhe
3. Nëse edhe atëherë kjo kërkesë nuk përmbushet dhe refuzohet atëherë të kalohej në fazën e tretë e cila parashikonte luftën e armatosur për shkëputje nga Jugosllavia dhe për bashkim me shtetin Amë Shqipërinë. 

PKMLSHJ NUK ISHTE ORGANIZATE KLASIKE TRADICIONALE ILEGALE 

Vetë krijimi i bazave teorike dhe organizative të PKMLSHJ filloi me vitin 1975 dhe zgjati deri me vitin 1978. PKMLSHJ nuk ishte një organizatë klasike ilegale tradicionale që vepronte vetëm jashtë sistemit, si vepronin grupimet tjera ilegale. PKMLSHJ donte të e goditëte regjimin nga brenda dhe kjo ishte e mundur sepse ajo u krijua nga kuadro atdhedashëse shqiptare në ushtri, polici, politikë, ekonomi, në universitet, në shkolla e ndërmarrje, e që njiheshin mes vete sepse i takonin asaj gjenerate e cila i përjetoi demonstrata e vitit 1968 në rininë e hershme dhe që ishin të pakënaqur me pozitën e Popullit Shqiptar në RSFJ. Insistimi i PKMLSHJ ishte që të futej sa më shumë brenda strukturave shtetërore të ish RSFJ horizontalisht dhe vertikalisht! Ky ishte një kualitet i ri ilegales politike. Edhe pse fillimisht kjo punë i përngjante një fraksioni puçist i cili kërkesën për Republikën e pavarur të Kosovës e shtronte si alternativë – ose do të bëhen në rrugë paqësore ose me revolucion të armatosur, kjo organizatë filloi të zgjerohet ne të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare në atë numër dhe hapësirë që e lejonin kushtet e ilegalitetit! Ajo nuk ia arriti të bëhet shumë e madhe, por forca e saj u rrit aq sa mjaftoi që ajo ti vej masatë e popullit në lëvizje politike rreth kësaj kërkese! 
Me që zbërthimi i platformës së PKMLSHJ kërkon hapësirë më të madhe se sa një shkrim, kësaj radhe do të koncentrohem në Letrën e PKMLSHJ drejtuar Fadil Hoxhës në janar 1981. 
Vendimi mbi organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës ishte marr me 10 Dhjetor 1980 ne udhëheqjen e PKMLSHJ dhe me letrën drejtuar Fadil Hoxhës në Janar 1981 u bë përpjekja e fundit që njerëzit dhe institucionet legale brenda sistemit të merrnin iniciativë vet qe të dilnin me kërkesën për Republikën e Kosovës. Me këtë akt po mbyllej faza e par e Programit të PKMLSHJ: 
Në këtë letër pos tjerash i propozohej edhe një kompromis i veçanet e personal për Fadil Hoxhën ku ati i thuhej se nëse: “e merrni ju vet iniciativën me dal me kërkesën për Republikën e Kosovës para udhëheqjes jugosllave, PKMLSHJ do të ju propozon për kryetar të përjetshëm të Republikës së Kosovës. Ndryshe nëse ju nuk e bëni këtë PKMLSHJ do të organizon demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës…”. PKMLSHJ kërkonte përgjigjeje nga Fadil Hoxha dhe që ajo në formë diskrete të botohet ne “RILINDJE” me datën 30 janar 1981. 
SI U PËRGJEGJ FADIL HOXHA? 
Fadil Hoxha u përgjigj në RILINDJEN 30 Janarit 1981 me një tekst të shkurtë ku thuhej: “… ne presim sjellje marksiste nga ju…”! Kjo fjali ishte e instaluar në fjalimin e ti me rastin e hapjes së shkollës Marksiste në Prishtinë ku ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Eduar Kardelit! Nga kjo përgjigje dilte një porosi e qartë se Fadil Hoxha nuk e kishte ndër mend të dilte me kërkesën për Republikën e Kosovës përpara udhëheqjes jugosllave ku bënte pjesë edhe vet! Nga ana tjetër kjo përgjigjeje mund të kuptohej edhe si porosi që ne duhej të vazhdonim punën me vendosmëri drejtë realizimit të kësaj kërkese. Ky kuptim kishte domethënie se ndoshta Fadil Hoxha do të vihej në veprim dhe do të vepronte pozitivisht pas shpërthimit të demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës. PKMLSHJ priste nga Fadil Hoxha që ai t’i shfrytëzonte të gjitha mundësitë legale për ta përkrahur këtë kërkesë e cila ishte në përputhje me rendin kushtetuar të RSFJ dhe do ti mobilizonte tëra forcat për mbrojtjen e Popullit Shqiptar në RSFJ e që parashiheshin edhe në Kushtetutën e Kosovës të 1974. 
Koha tregoi se një pritje e tillë nga Fadil Hoxha dhe nga strukturat e pushtetit nuk u realizua. Fadil Hoxha u soll njësoj si pas Konferencës së Bujanit ku ishte marr vendim mbi bashkimin e Kosovës me shtetin Amë Shqipërinë, ndërsa në Prizren ai votoi për bashkimin e Kosovës me Serbinë! Pas demonstratave të vitit 1981, ai së bashku me tëra institucionet e ish KSA të Kosovës si dhe jashtë saj vuan në anën e regjimit të Beogradit dhe kundër popullit të vet e kundër kërkesës së ti për Republikën e Kosovës. Pas Fadil Hoxhës u rreshtuan komplet stafi i ish Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, përveç të Mustafa Hoxhës i cili i vetmuar provoi të e ndal dhunën serbe në vitin 1981! 
Gjitha ato institucione që i kishte ish KSA e Kosovës u vuan në shërbim të terrorit shtetëror të regjimit të Beogradit i cili vazhdoi deri me qershor 1999 kur Serbia kapitulloi. Serbia kapitulloi para UÇK-ës, e cila luftonte ballë për ballë me ushtrinë e saj kundër ushtrisë Serb, e mbështetur nga ajri edhe nga ana forcave të NATO-s. 
Se çfarë deklaroi Fadil Hoxha për demonstratat e pranverës së vitit 1981, për kërkesën për Republikën e Kosovës, për rininë studentore në konferencat e mbyllura e të hapura në Prishtinë e Beograd, në Brezovicë, në Deçan e vende tjera, nuk ka nevojë të përsëritet këtu në tërësi sepse opinionit i janë të njohura. Por, për gjeneratat e reja do ti citojmë disa thënje të Fadil Hoxhës pas demonstratave të viti 1981. Fadil Hoxha për kërkesën për Republikën e Kosovës tha: “… Kosova është një katund dhe nuk munde te bëhet Republikë…”! Për rininë shqiptare që morri pjesë në këto demonstrata ai tha se : “…kjo nuk është rinia por plehu i Kosovës…” dhe se atyre që organizuan kërkesën për Republikën e Kosovës ai u kërcënua duke than se “…për ata do të bëhet bira e miut 300 grosh…”. Pas këtyre dhe deklaratave tjera të ti filloi terrori masiv policor e gjyqësor viktima e të cilit ishte mbi gjysmë milioni shqiptar vetëm në këtë periudhë! U derdh shumë gjak, u vranë, u plagosën, u burgosën, u arratisën e u terrorizuan disa mija shqiptarë gjatë kohës derisa në krye të këti regjimi Fadil Hoxha ishte njeriu numër 1 në krye te keti regjimi në Kosovë dhe njeri numër 2 në ish RSFJ për shumë kohë! 
Tani ata që i ishin në krye dhe që shërbyen ati regjimi antishqiptar po përpiqen që përmes të lëvdatave që i bëjnë Fadil Hoxhes se vdekur, të dalin nga varri i tradhtisë. Nëse regjimi jugosllav i mes viteve 1945-1999 ka qenë kriminel ndaj shqiptarëve, si ka mundësi që ata që kanë qen në krye të ati pushteti barbar të jenë “engjëj” e “hero”!? Por, në çdo lloj pushteti dikush është i privilegjuar dhe i përgëledhur. Andaj ata që i kanë shërbyer me zell ati regjimi gjithmonë kanë kujtime të mira për te, sepse vet nuk kanë nda vuajtjet e popullit me popullin! Prandaj, se çfarë në të vërtetë ishte apo është një regjim diktatorial, duhet pyetur viktimat e ti e jo shërbëtorët e ati regjimi. 

PROTESTAT QË I PARAPRINË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981 

Gjendja politike, ekonomike e sociale në Federatën Jugosllave filloi të stagnonte diku nga viti 1979, kur Titoja po i numëronte ditët e fundit të jetës së tij. Kjo shprehej edhe më ashpër në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi. Pas vitit 1966 e deri në vitin 1979 në Kosovë u shënuan rrjedhje pozitive që me par nuk ishin shënuar. Por, ky proces filloi të stagnonte në momentin kur burokracia politike e shtetërore filloi të shndërrohej në një shtresë parazitare e cila nuk ia dinte kufirin luksit në kurriz të shtresave popullore, gjithmonë duke u thirr në “pushtetin e klasës punëtore”. Kjo dukuri fillonte në Kryesin e RSFJ ku anëtarët e saj për çdo të fund jave shkonin me aeroplan special nga Beogradi për në kryeqytet e Republikave e Krahinave prej të cilave vinin dhe me aeroplan special ktheheshin në Beograd në çdo fillim jave. Natyrisht sy ky zinxhirë parazitar shkonte deri në nivelin e Komunave ku udhëheqësit lokal silleshin si pashallarë anadollak me pronën shoqërore. Derisa me mjerimin social luftonte shumica e popullsisë. Kjo klasë politike e “shqiptarëve të ndershëm” dhe e klaneve të korruptuara të regjimit zbatonte politikën antishqiptare me zell të madh dhe besnikëri ndaj Beogradit. Në këtë mënyrë ajo mbronte privilegjet e veta. 
Në këto rrethana, pas burgosjeve masive pas vizitës së fundit të Titos në Kosovë, në vitin 1979 kemi edhe fillimin e shpërthimeve të pakënaqësisë nëpër Kosovë. Gjatë viteve 1978-1980 i kemi disa greva të minatorëve, protesta të punëtorëve për shkak të përpjekjeve për bashkimin e ndërmarrjeve të suksesshme të Kosovës me ndërmarrjet e falimentuara të Serbisë. Në këtë kohë kemi edhe një varg protestash të studentëve ne Qendrën e Studentëve në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija dhe të parregullsive të ndryshme në Universitetin e Kosovës. PKMLSHJ e vëzhgonte rrjedhjen e këtyre ngjarjeve dhe priste momentin më të volitshëm për orientim e ndërhyrje. 
Cilat ishin kërkesat e studentëve ne demonstratën e 11 Marsit 1981? 
Me 11 mars 1981 shpërtheu protesta në Mezën e Studente në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija. Në këto protesta morën pjesë edhe studentë të nacionalitete të tjera që ishin prezent dhe së bashku dolën në rrugët e Prishtinës për të kërkuar kushte më të mira të jetës dhe të mësimit. Natyrisht se aty u kyçën edhe individ e grupe të vogla të ilegales që ishin prezent dhe atyre iu bashkëngjitën edhe një ekip i PKMLSHJ i përbërë nga Adem Prapashtica, student në Fakultetin Juridik dhe Sekretar Ekzekutiv në PKLMSHJ (pas zbulimit u dënua me 11 vjet burg), Faton Topalli, nxënës dhe Sekretar Operativ i Rinisë në PKMLSHJ ( pas zbulimit u arratis nga vendi dhe e vazhdon veprimtarinë në mërgim) dhe aktivisti i PKMLSHJ Fatmir Grajqevci (pas zbulimit u burgos dhe u dënua me 7 vite burg). Pjesëtarët e këti ekipi të PKMLSHJ ishin anëtar të Shtabit për Organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës dhe ata kaluan menjëherë në veprim për të e bërë orientimin politikë të protestës drejtë Republikës së Kosovës. Ata nuk hasën në përkrahje të duhur me 11 mars për ta shtruar kërkesën për Republikë. Megjithatë ata ia arrin ta lansojnë kërkesën “Drejtësi – Barazi” cila u brohorit nga të gjithë të pranishmit. Drejtësia dhe barazia bashkë me kërkesën për Republikë përbënin thelbin e programit të PKMLSHJ. I pranishëm ishte edhe Sekretari Politikë i PKMLSHJ i cili e vëzhgoi zhvillimin e tyre nga afër pa ndërhyrje! Megjithatë ai ishte koordinator i një ekipi zyrtar i cili e përpilo raportin i cili u vu para Kryesisë të Komiteti Krahinor të LKJ për Kosovën me 12 Mars 1981 në bazë të cilit u bën vlerësimet politike zyrtare! 

Cilat ishin kërkesat e studentëve ne demonstratën e 26 Marsit 1981? 
Me 25 Mars 1981 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë oficerët e Sigurimit Shtetëror nga Peja provojnë arrestimin e Ali Ljaqit, të cilin e pamundëson intervenimi i një aktivisti të PKMLSHJ që në atë kohë punonte si oficer i Sigurimit Shtetëror në Prishtinë (pas zbulimit ai u detyrua të arratiset dhe e vazhdoi aktivitetin jashtë vendin – ndaj ti dështoi një atentat dhe një kidnapim i UDB në vitin 1987 në Gjermani)! Me 26 Mars 1981 studentët që banonin në Qendrën e Studentëve në Prishtinë organizuan në krye me Ali Lajçin një protestë duke u barikaduar në oborrin e kësaj Qendre me të vetmen kërkesë që autoritetet e Universitetit të Prishtinës të ndërmerrnin masa për t’i penguar organet e sigurimit shtetëror që t’i burgosnin për shkak të pjesëmarrjes në protestën e 11 Marsit të vitit 1981. 
Si u shndërruan demonstratat me kërkesa studentore në demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës? 
Këtë ngjarje i ka vëzhguar nga afër personalisht vet Sekretari Politikë i PKMLSHJ që nga mbrëmja e 25 Marsit. Në mëngjesin e 26 Marsit të vitit 1981 ai e njoftoi me situatën dhe kërkoi nga shefi i Shtabit për organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës, Osman Osmani, që ishte vet student në Fakultetin Juridik dhe Sekretar Organizativ i PKMLSHJ (pas zbulimi u arratis dhe vazhdoi veprimtarinë jashtë vendit), që të ndërhyjnë në mesin e studentëve në Qendrën e Studentëve dhe të i jepte protestave kursin politik duke i shndërruar në demonstrata për Republikën e Kosovës. 
Osman Osmani me një ekip të Shtabit të lartpërmendur i cili pastaj u përkrah edhe nga aktivist tjerë të PKLMSHJ shkuan dhe e realizuan këta detyrë me sukses! Dy ditë më vonë me 28 Mars 1981 Osman Osmani e mban edhe një takim me studentët në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe kërkon nga ata që të shkojnë në vendbanimet e veta dhe të fillojnë me organizimin e demonstratave në vendet e tyre me kërkesën për Republikën e Kosovës, gjë që edhe ndodhë kështu në gjithë Kosovën gjatë muajit Prill 1981. Kjo i takon pjesës organizative që është udhëhequr nga PKMLSHJ! 
Por, paralelisht në këtë drejtim janë zhvilluar edhe aktivitete te grupeve të studentëve e nxënësve dhe punëtorëve që kanë vepruar aty për aty duke u udhëhequr me kursin e çart politik të kërkesës për Republikën e Kosovës. Në këto aktivitete janë kyçur edhe anëtarësia e grupeve të vogla e të mëdha ilegale që në atë kohë vepronin nga platforma e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe që gjatë vitit 1982 u bashkuan në platformën e kërkesës për Republikën e Kosovës. 
TENTATIVAT PËR FALSIFIKIMIN E HISTORISË KOMBËTARE PËRMES TË GJYKIMEVE TË MONTGURA POLITIKE TË RGJIMIT TITIST 
Në proceset e montuara politike gjyqësore të regjimit titistë janë dënuar edhe disa pjesëmarrës të zakonshëm të demonstratave si “organizator”. Ka pasur përpjekje që këto gjykime të montuara me fakte e dëshmi të falsifikuara të keqpërdorin për falsifikimin e historisë së këtyre ngjarjeve. 
Një nga falsifikimet më të vrazhda ndeshim në librin “Shekulli i Ilegales” ku nga njëra anë mohohet veprimtaria e PKMLSHJ dhe sidomos veprimtaria e Grupit të Intelektualëve në krye me Mr. Halil Alidemni e Mr. Ukshin Hotin dhe nga ana tjetër 20 vite pas vitit 1981 në kabinetet politike ç’piket një “organizatë” me emrin FRONTI PËR REPUBLIKËLN E KSOVËS” që kurrë nuk ka ekzistuar dhe kurrë nuk ka vepruar. Kjo ç’pikje mbështet në një shkrim të shkruar 8 muaj pas demonstratave të 1981 me titull: “Tezat për frontin për republikën e Kosovës” e cila ka qen dhe ka mbet vetëm një akt teorik i cili kurrë nuk u realizua praktikisht! Fatkeqësisht autori i këti libri prezanton si anëtar të kësaj “FANTOM ORGANIZATE” shumë emra të nderuar të ilegales patriotike që kanë luajtur rol të rëndësishëm në platformën e veprimtarisë për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por me organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës nuk kanë lidhje tjetër përveç të pjesëmarrjes ne to të disave prej tyre! Besoj se ata vet do të distancohen nga një veprim i tillë posa të e zbulojnë këtë falsifikim në emër të tyre! 
Për arsye se falsifikime të tilla kanë hy edhe në historiografinë shqiptare në Republikën e Shqipërisë ku na prezantohen si “organizatorë” të kërkesës për Republikën e Kosovës edhe Fadil Hoxha e shërbëtorët tjerë të regjimit titist, e tërë kjo periudhë historike duhet ti nënshtrohet revizionit dhe spastrimit nga këto gënjeshtra e falsifikime! 
Në përfundim duhet të theksohet se kjo që u tha këtu është vetëm një pjesë e mozaikut i cili duhet të plotësohet me dëshmitë e të gjithë atyre aktorëve që ishin të kyçur në këto ngjarje, gjithmonë duke ju përmbajtur vetëm të vërtetës sepse historia është shkence dhe ajo nuk duron të pa vërteta dhe trillime!

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …