TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES RAFUNA, ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË LUFTËTARIT TË LIRISË, IVALIDIT DHE VETERANIT TË LUFËS ÇLIRIMTARE TË UÇK-së, VEHBI RAFUNA!
E nderuara Familje e Vehbi Rafunës, Familjes së gjerë dhe Bashkëluftarëve të tij,
Pranoni ngushëllimet tona të thella me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj të dashur dhe shokut tonë të dashur, luftëtarit të paepur Vehbi Rafuna.
Ky lajm i hidhur që ju ka goditur si familje, na ka goditur rëndë edhe ne, shokët e ,tij të armëve. Humbja e tij është humbje edhe për Dardanën, nga ku ka rrënjët familja juaj, e ka goditur UÇK-në, e ka goditur Kosovën dhe gjithë Shqipërinë Etnike Patriotike.
Vehbi Rafuna i ka takuar plejadës së Ushtarëve Kreshnikë të UÇK-së, të cilët, nga lufta për çlirim dhe për bashkim Kombëtar, vetëm vdekja ka mundur t’i ndalë.
Vehbi Rafuna sot shkoi dhe iu bashkua Luftëtarëve të Lirisë në Alenën e të Mëdhenjve të Kombit, sepse ai, as pas 12 qershorit 1999, kurrë nuk e pushoi luftën për çuarjen në vend të amanetit të Dëshmorëve të Kombit, porosinë e qartë e cila del nga Betimi i UÇK-së dhe nga Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit të 1878.
Vehbi Rafuna do të jetë shembulli se si duhet të jetë një patriot i vërtetë, nga i cili do të mësojnë brezat e rinj se si duhet të sillet Atdheu dhe si mbrohet Kombi nga çdo armik, nga çdo aleat i armikut dhe nga veglat e tij.
Ne, shokët e tij, nuk mundemi të bëjmë më shumë për Vehbi Rafunën, pos të ia japim Besë se do ta vazhdojmë luftën për realizimin e idealëve të tij, deri në minutën e fundit të jetës sonë.
Djemtë e UÇK-së janë dhurata e Zotit, brezi më i fortë që nga Kastrioti…
Në emër të Familjes Prapashtica,
në Kosovë dhe në Gjermani,
Abdullah Prapashtica
Prishtinë, më 29 janar 2025