Abdullah Prapashtica: Zgjedhjet e ardhshme të UNMIK-ut do të mbahen pa popullin

Mund të thuhet se gati të gjitha veprimet e faktorëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë në Kosove kanë qenë të justifikueshme në periudhën 3-vjeçare pas Konferencës së Rambujesë. Me këto tri vite kufizohej edhe mandatit i tyre legjitim i vendosur ne Rambuje në vitin 1999! 
Me kalimin e këtyre 3 viteve duhej te mbahej referendumi me të cilin populli do të përcaktonte fatin e vet me vullnetin e vet, duke e përfshire edhe regjistrimin e popullsisë, përcaktimin për rregullimin e brendshëm shoqëror si dhe zgjedhja e udhëheqjes se vet legjitime. 
Nga ky moment “de jure” ka pushuar mandati i factorëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë, dhe pas vitit 2002 këta factorë kanë vepruar dhe po veprojnë pa ligjimitet. 
Në vitin 2002 institucionet ndërkombëtare, si ato civile edhe ato të uniformuara duhej të pushonin mandatin dhe çdo kohëzgjatje e pranisë seë tyre eventuale në vendin tonë duhej të kishte pëlqimin e faktorëve vendorë, si për numrin si për hapësirën, si për kohëzgjatjen e pranisë, si për kompetencat e tyre në Kosovë! 
Nga viti 2002 Kosova nuk pat zgjedhje të lira, sepse nuk konsiderohen “zgjedhje të lira” ato që mbahen nën sundimin e huaj civil-ushtarak-policor dhe që diktohen nga UNMIK e OSBE! Sikur që nuk konsiderohen negociata legjitime dhe as vendime legjitime ato që imponohen ne kushte të pranisë të huaj ushtarake-policore! 
Në fakt Populli nuk doli më asnjëherë në zgjedhje pas vitit 2002 as me 50% plus 1%, dhe kjo bëri që nga “zgjedhjet në zgjedhje” të përsëritet përqindja e njëjtë e votive, sepse në votime dalin vetëm anëtarësia e partive politike pa popullin. Me që më Populli nuk del në këso zgjedhjesh ato më nuk janë demokratike por partiake! Rrjedhimisht ato më nuk e kanë mandatin e popullit, dhe kjo bën që ato nuk janë legjitime as kompetente të marrin as një vendim në emër të popullit dhe as të e përfaqësojnë atë ! 
Pra, nga viti 2002 Kosova sundohet faktikisht nga një pushtet i dhunshëm ilegal. Kjo është gjendja faktike e juridike e tanishëm, pavarësisht se formalisht është nxjerrur një Kornizë Kushtetuese (të bazuar në Kornizën Evropiane për Pakicat Kombëtare) dhe se nga UNMIK-u janë emëruar të gjithë shefat e institucioneve, filluar nga Presidenti e deri te zv. Komisari i SHPK-së. 
Vet fakti se pa e dhanë pëlqimin e vet vetë PSP të OKB, as kush nuk mund ta fillojë mandatin, dhe ai mund të shkarkojë secilin udhëheqës vendor, këto janë emërime e jo zgjedhje. Kjo mendohej të trashëgohej edhe në Planin famëkeq të Ahtisarit me anën e të cilit u bë një përpjekje për të iu mohuar Popullit Shqiptar në ish RSFJ dhe në tërësi e drejta legjitime në vetëvendosje dhe për të iu imponuar një zgjedhje e dhunshme, e cila synon falsifikimin e identiteti kombëtar Shqiptar të Kosovës dhe ti imponohet një identitet i falsifikuar me qëllim të shpronësimit të tij nga territoret e veta etnike ! 
Kompetencat e pa kufishme autokratike të PSP të OKB i bën të gjitha ‘zgjedhjet’ një farsë dekorative të “demokracisë” formale. Në realitet institucionet vendore nuk janë as gjë më tepër se shërbime vendore të sundimit të huaj. Këtë e argumenton edhe fakti se AKM keqëqeverisë me pronën e Kosovës deri ne shkatërrimin e ekonomisë kombëtare duke e rrënuar edhe gjendjen sociale deri ne mjerim, pa u penguar fare kjo nga institucionet vendore. Nën sundimin autokratik të UNMIK-ut me paramendim dhe sistematikisht u pengua veprimi i institucioneve vendore në hapësirën e Kosovës dhe u legalizua veprimi paralel i organeve të një shteti armik (Serb) brenda territorit të Kosovës me qëllim që armiqësitë mes shqiptarëve dhe serbëve të nxiten edhe me tutje, për të e arsyetuar pranin e vet në Kosovë sa ma gjatë . 
UNMIK-u nga njëra anë lejoi veprime anarkiste dhe nga ana tjetër e paralizoi jetën normale për shqiptarët me qëllim qe te popullata të nxitë urrejtje ndaj institucioneve vendore duke prezantuar ato si të pa afta për qeverisje edhe para opinionit të brendshëm edhe ati të jashtëm. 
Për 8 vite rresht institucionet vendore ku murrën pjese edhe partitë e pozitës edhe të opozitës nuk ishin në gjendje të e organizojnë edhe një veprim i zakonshëm si është regjistrimi i popullsisë, as organizimi i administratës më të thjeshtë për dokumentet e mërgimtarve, e as të bëjnë as një hap përpara në zhvillimin ekonomik. Përkundrazi! Këto parti politike që janë prezentë në Parlament e kanë zhgënjyer Popullin e Kosovës dhe ato nuk kanë pse të organizojnë dhe as të marrin pjesë në kurrëfarë zgjedhjesh më. Po të sundonin ligjet e drejtësie në Kosovë këtyre partive politike do të duhej të ndalohej veprimi dhe të ndiqen penalisht për dëmin qe i kanë sjellë këtij populli e këtij vendi! Por, kjo do të vazhdojë kështu derisa të sundojnë ligjet diskriminuese në vendin tonë! Populli kërkon së pari të organizohet referendumi mbi shprehjen e vullnetit të vet, zgjedhja definitive e statusit ndërkombëtar, regjistrimin e popullsisë, organizimi i një referendumi mbi përcaktimin për rregullimin e ardhshëm shoqëror, organizimi dhe armatosja me armë më moderne e TMK, organizimi i Forcave te Sigurisë se Brendshme Kombëtare (FSBK) dhe pastaj mund të organizohen zgjedhjet e lira në siguri të brendshme e të jashtme, nga të cilat do të dalin institucione të mirëfillta legjitime, jashtë çfarëdo diktati të huaj! Nëse veprohet si deri me tani nën diktatin e UNMIK-ut dhe të OSBE-së, serish do të krijohen institucione marionete, të cilat në të ardhmen e afërt mund të përfundojnë si ka përfunduar pushteti i Çausheskut! Liderëve nuk iu ndihmon asgjë mbështetja e jashtme nëse e humbin besimin te populli i vet!

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …