Armët

Abdurrahman Islami: Prokuroria që nga 5 gushti ka vepruar, për të vërtetuar dyshimet për arrestimin e sotëm

Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë folur për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit. Prokurori, Abdurrahman Islami tha se Prokuroria që nga data 5 gusht ka vepruar, për të vërtetuar dyshimet që kanë lindur nga ky rast. “Prokuroria ka ardhur në përfundim dhe sot ka urdhëruar bastisjet. Janë gjetur armë gjate bastisjes. Kemi ardhur deri tek dyshimi i arsyeshëm. Që nga momenti i parë janë marrë ne pyetje shumë persona dhe kemi ardhur deri tek këta 6 të dyshuar dhe Prokuroria ka prova të mjaftueshme për kryerje të veprës terroriste. Kemi pasur veprime pandërprerë dhe i kemi verifikuar dëshmitë dhe ka ardhur deri te ky konstatim, se ka vend për hetime të mëtutjeshme. Të njëjtin janë kryes të kësaj vepre penale”, ka thënë Islami. Ndërsa, polici  Luan Keka  ka thënë se rasti i 4 gushtit, është cilësuar si vepër kundër rendit kushtetues, që ka të bëjë me vepra terroriste. Sipas tij, gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi relevante që kanë kontribuuar në vazhdimin e hetimeve. Ai ka thënë se janë kryer bastisje në 7 lokacione, ku janë arrestuar gjashtë persona.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …