Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti e ka prishë ditën solemne të shënimit të Pavarësisë me fjalimin e tij në seancë, Tahiri tha se Kurti s’i përmendi Thaçin, Krasniqin e Sejdiun të cilët ishin akterët kryesorë në shpalljen e Pavaarësisë së Kosovës. “Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit poashtu”, tha Tahiri para gazetarëve. Ai tha tutje se në seancë s’ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve. ”Ta prishësh ditën solemne të pavarësisë së Kosovës është e papranueshme që sot s’i kishim familjet e dëshmorëve e as veteranët e luftës”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …