Kuvendi i Kosovës

Abelard Tahiri dhe Besnik Tahiri, kritikojnë Kuvendin për papërgjegjësi, në vazhdim të dështimit të seancave parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se vendi udhëhiqet nga një shumicë  tejet e papërgjegjshme që nuk arrin t’i ketë 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi ende pika të papërfunduara të agjendës së viti 2022. Kjo mënyrë e papërgjegjshme e drejtimit të këtij Kuvendi nga kjo mazhorancë duhet ta ketë një fund. Nuk mund të vazhdojë më kështu”, ka thënë Tahiri duke konsideruar se ekziston një  kaos parlamentar. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit. Fatkeqësisht jeni dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat. Kjo qasje është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar, tha Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …