Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Dita e Veteranëve të UÇK-së, i gjen veteranët pa ata që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe i prinë asaj atëherë kur s’kishte tjetër rrugë. Tahiri ka thënë se “Sot kur shoqëria frymon e lirë në një shtet të pavarur që është produkt i luftës së drejtë për çlirim, barra e Presidentit Hashim Thacit, Kadi Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e bashkëluftëtarëve të tjerë, vazhdon edhe sot e kësaj dite, për ta përmbyllur drejtë e me drejtësi, të vërtetën e projektit më të madh politik kombëtar, luftën për lirinë e Kosovës”. “Mungesa e tyre, sot ndjehet në zemrat e gjithsecilit veteran e gjithsecilit qytetar. Por ata sot, edhe pse nuk janë të pranishëm fizikisht, janë në mes nesh më shumë se kurrë më parë. Historinë që e kanë shkruar këta heronj dhe veteranët e UҪK-së, nuk mund ta rishkruajë askush”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …